Telenews

KQZ mban sot mbledhje për dorëheqjet e krerëve të komisioneve zgjedhore në komunat veriore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës, me pikë të rendit të ditës, dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të komunave veriore.

Këtë e ka bërë të ditur KQZ përmes një njoftimi, ndërsa bën të ditur agjendën e kësaj mbledhjeje, përcjell klankosova.tv.

  • Njoftim lidhur me dorëheqjet e Zyrtarëve të Lartë Komunal të Zgjedhjeve të Komunave Mitrovica e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.
  1. Raport i Këshillave të KQZ-së:
  • Këshilli për Çështje Ligjore:

– Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për zyrën e presidentes, për zëvendësimin e deputetëve të subjektit politik “Lista SRPSKA”.

– Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Ferizaj, Malishevë dhe Junik.

  1. Të ndryshme;

Të ngajshme

Rama ballë për ballë me Kurtin në Qeveri në takimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Yllka Gashi

Begaj pret ambasadorin e Ekuadorit, kërkon njohjen e Kosovës: Një kontribut për paqen dhe sigurinë në Ballkan

Yllka Gashi

U shpall “non grata” për veprime në dëm të Shqipërisë, reagon Valon Bela: Dinjiteti i luftëtarit s’matet me të drejtën për të hyrë ose jo në një shtet

Yllka Gashi