Telenews

KQZ mblidhet sot: Në rend dite pezullimi i AKR-së dhe plani i punës për 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot, aty ku në mesin e shtatë pikave të parapara në rend dite është edhe rekomandimi për pezullimin e partisë Aleanca Kosova e Re (AKR).

Gjithashtu në këtë mbledhje që pritet të nis nga ora 13:30, si pikë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së KQZ për vitin 2026.

Gjithashtu, në këtë takim parashihet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Prokurimit të KQZ për këtë vit si dhe shqyrtimi dhe miratimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të kuvendit komunal në Istog.

Në këtë mbledhje të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të bëhet edhe vlerësimi i rezultateve në punë për vitin e shkuar për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ, zëdhënësin e KQZ-së, si dhe për auditorin e brendshëm.

Të ngajshme

Ekskluzive | Deklarata e Arlinda Zekajt në Polici: “Nuk ndihem e sigurt të kthehem në shtëpi”, kërkoi largimin e familjarëve të bashkëshortit, të cilët i quajti “uzurpatorë”

Rrezarta Ramaj

Vajza e axhës së Arlinda Zekajt: Ajo shkoi ta marrë djalin te familja e burrit, aty ndodhi tragjedia – Kishte pasur dhunë edhe më herët

Rrezarta Ramaj

Haxhiu: Të enjten votohet për Byronë dhe Buxhetin

Rrezarta Ramaj