Telenews

KQZ ndan mbi 3.6 milionë euro për subjektet politike për vitin 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e mbajtur të mërkurën ka miratuar rekomandimin e Zyrës për ndarjen e mjeteve financiare nga Fondi për Mbështetjen e Subjekteve Politike, ndërsa ndarja e mjeteve për Listën Serbe u kundërshtua nga VV-ja.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, njoftoi se ndarja e mjeteve financiare për periudhën 1 prill deri më 31 dhjetor 2025 është paraparë të jetë në vlerë prej 3,670,800 eurosh. Këto fonde ndahen për 15 subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Poashtu, është paraparë ndarja e mjeteve shtesë për mbështetjen e punës së deputetëve, në vlerë prej 106,898.31 eurosh, bazuar në rezultatin e certifikuar të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Gjatë mbledhjes, anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi, shprehu kundërshtimin e tij për ndarjen e fondeve për Listën Serbe.

“Unë i votoj këto ndarje. Votoj kundër për Listën Serbe në çdo rast,” tha Kurteshi.

Të ngajshme

26 vjet nga rënia e dëshmorëve në Tërstenik dhe lagjen Tiku

Donat Hashani

Nderim dhe dhimbje në Tërstenik: përkujtohen nxënësit e vrarë gjatë luftës

Donat Hashani

Dorëzohet Kurti, kërkon ndihmën e opozitës – fton Krasniqin e Abdixhikun në takim

Donat Hashani