Telenews

Krasniqi-ambasadorit suedez: Kërkojmë zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në selinë e partisë ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ambasadorit suedez ia ka përsëritur pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare

Sipas Krasniqit, situata në Kosovë është jonormale sidomos pas sanksioneve nga Bashkimi Evropian.

“Situata e rëndë në të cilën ndodhet Kosova aktualisht dhe zbehja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, si pasojë e krizave të prodhuara nga kryeministri Albin Kurti, janë qëndrimet që ia shpreha sot Ambasadorit të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, të cilin e prita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, me ç’rast diskutuam për zhvillimet politike në vend.”, shkroi kreu i PDK-së.

“Amasadorit Westerlund ia ripërsërita pozicionin e PDK-së për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, pasi situata në Kosovë është jonormale, sidomos pas sanksioneve të vendosura nga Bashkimi Evropian.”, tha ai.

Tutje Krasniqi e njoftoi ambasadorin edhe për vendimin për pezullimin e komunikimit me kryeminsitrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten, Vjosa Osmani.

Po ashtu, edhe mbi vendimin për të mos votuar  asnjë forum të Kuvendit të Kosovës për asnjë ligj, rezolutë, marrëveshje ndërkombëtare apo dokument tjetër.

Të ngajshme

Aksident në Skenderaj, vdes një fëmijë

Erzana Fazliu

Kur ligji ‘shkon në pushim veror’, licenca e zyrtarit të KEK-ut mbetet pezull në KRPP jashtë çdo afati ligjor

KushtrimGuraj

Pritje të gjata në kufi – deri në një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

KushtrimGuraj