Telenews

Krasniqi: Asgjë e re për qeverinë që 4 vjet punoi për ta favorizuar Serbinë

Deputetja nga LDK-ja, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar për bisedën telefonike në mes të shefes së grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lilës dhe tashmë terroristit Milan Radojçiq.

Sipas saj, kjo bisedë shpërfaq gënjeshtrat publike.

“Asgjë e re për qeverinë që 4 vite punoi për ta favorizuar Serbinë. Kjo bisedë përveç që shpërfaq gënjeshtrat publike, tregon qartë se përveç për veteranët këta me “Zemljakën” mund të kenë negociuar edhe shumë gjëra tjera,” shkruan Krasniqi.

Kështu duke kërkuar dorëheqje nga qeveria, pasi sipas saj populli nuk e fal këtë.

“Milani, Igori, Albini, Mimoza e gjithë Qeveria Kurti le të komunikojnë për ta sjellë Radojçiqin para drejtësisë, por jo mbi interesat e Republikës së Kosovës, sepse populli nuk do ta falë këtë. Keni mashtruar e ndërtuar tradhtarë fiktivë për të ardhur në pushtet dhe për ta dëshmuar që jeni vet “Esat Pasha”. Dorëheqje. Jeni turpi i këtij vendi!”

source

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj