Telenews

Krasniqi godet Qeverinë me një video: Kanë ndarë 78 milionë euro tenderë pa prokurim formal

 

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka publikuar sot një video përmes së cilës ka treguar të gjeturat alarmante të raportit të fundit të Komisionit Evropian për Kosovën.

Ndër të tjera, thuhet se Qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontrata të tenderëve me procedurë të negociuar pa prokurim formal në vlerë prej 78 milionë e 560 mijë euro.

“78 milionë e 560 mijë euro është shuma e tenderëve gjatë 1 viti, të cilën Qeveria dyshohet se ju ka dhënë miqve dhe të afërmve të tyre – përmes procedurave të negociuara, pa prokurim formal, duke e eliminuar konkurrencën. #Regres”, ka shkruar Krasniqi.

Të ngajshme

Hoti paralajmëron dorëheqje nga organet e LDK-së: Partisë i nevojitet lidership i ri

KushtrimGuraj

28 vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Slloveni

KushtrimGuraj

Mos e humbisni ofertën e janarit në Grand Blue Fafa Resort!

Valjeta Turkaj