Telenews

Krasniqi: Kemi një kryetar të ngujuar në zyrë, a ja vlen barra qiranë?

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka dhënë një intervistë për Euronrws Albanian. Ai ka folur në lidhje me situatën e krijuar në veriun e vendit. Krasniqi ka thënë se patjetër që kryetarët e komunave duhet të qëndrojnë në objektet ku janë zgjedhur për të shërbyer, por duhen parë edhe kostot e kësaj.

Sipas tij e gjithë situata është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës, pasi ka marrë paralajmërime nga SHBA dhe Bashkimi Europian.

“A duhet që kryetarët të jenë në ato zyra? Absolutisht. A mundemi t’i dërgojmë kryetarët e komunave në ato zyra? Kjo po shikohet, me polici mundemi. Por nëse kostoja e këtij veprimi është shkatërrimi i raporteve të Kosovës, në radhë të parë me SHBA-në, ne duhet të bëjmë një pyetje racionale; a ja vlen barra qiranë? Aty nuk ka as punëtorë, as administratë.

Kemi pasur një kryetar në Leposaviq që mbeti i ngujuar 4-5 ditë në zyrë, i vetmuar, për asgjë. Cili është shërbimi ndaj qytetarëve? Kjo lëvizje po e dëmton Kosovën”, tha Memli Krasniqi për “Review”.

Të ngajshme

Me brohoritjet UÇK, UÇK dhe këngën “Mora fjalë” u pritën lojtarët serbë kur zbritën në fushë

Erzana Fazliu

Më 14 korrik, vendimi i madh për Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin

Erzana Fazliu

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Deliu – Kodra: Sonte luan zemra, krenaria dhe flamuri kuqezi

Erzana Fazliu