Telenews

Krasniqi: Kosova nuk do të harrojë kurrë lidershipin e ish-kryeministrit Blair

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Toni Blair, teksa ka thënë se roli i tij për Kosovën dhe përkushtimi për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë frymëzim për të gjithë.

Krasniqi pas takimit që Blair ka zhvilluar me liderët e partive opozitare, ka thënë se biseda tregoi për rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me ndërkombëtarët.

“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ish-kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

Blair po qëndron në Kosovë në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka zhvilluar takim me krerët shtetëror dhe ka mbajtur një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Blair nga Kuvendi: Ne i dhamë fund një makthi, tash le të punojmë për të ardhmen e popullit të Kosovës

Ish-kryeministri britanik është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Tony Blair shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës

source

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani