Telenews

KRASNIQI KRITIKON ASHPËR MINISTREN GËRVALLA, THOTË SE PO PRODHON SKANDALE QESHARAKE

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur në debatin parlamentar për politikën e Jashtme.
Krasniqi thotë se se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, më shumë ka prodhuar skandale humoristike në arenën ndërkombëtare sesa punë të mira, sipas tij.
“Ministrja jo me fajin e saj, është jo kompetente, edhe e papërvojë, më shumë ka prodhuar skandale humoristike në arenën ndërkombëtare sesa punë të mira për vendin tonë”, është shprehur Krasniqi.
“Fatkeqësisht këto “Memes” janë bërë më të popullarizuar  sesa serialet humoristike të Kosovës. Kjo lloj satire po prodhon pasoja sepse ajo po përdoret edhe nga Serbia dhe nga armiqtë tjerë të Kosovës në arenën ndërkombëtare, madje kjo satirë ironike me një dimension qendror të shtetësisë tonë, të Politikës të Jashtme është bërë një sindromë dhe emërues i përbashkët i kësaj politike të qeverisë së Kurtit”, shtoi ai.

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani