Telenews

Krasniqi për premtimet e Kurtit: Uji i turbullt s’pihet dy herë

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas mbledhjes së Qeverisë në detyrë, ku Kryeministri Albin Kurti përmendi rritje të pagave dhe pensioneve, duke e quajtur këtë një “tentativë për mashtrim elektoral” në prag të balotazhit dhe zgjedhjeve parlamentare.

Krasniqi theksoi se premtimet e sotme nuk reflektojnë punën e pesë viteve të qeverisjes dhe nuk mund të rikthejnë besimin e qytetarëve:

“Thesi i mashtrimeve të një ‘babadimri’ që kurrë s’erdhi për qytetarët e Kosovës, sado që premtoi çdo vit për pesë vjet, s’mundet me e rikthy besimin e humbur te qytetarët e as nuk mund te arrijë qëllimin e blerjës së votës për balotazh dhe për zgjedhje parlamentare.

Krejt ato që sot u thanë në mbledhjen e fundit të kësaj qeverie, e që s’u bënë pesë vjet me radhë, do të bëhen: më mirë, më shumë e më shpejt, por me qeverinë e ardhshme, pa Albin Kurtin e pa Vetëvendosjen.

Mashtrimi elektoral nuk kalon. Uji i turbullt s’pihet dy herë!”

Sipas Krasniqit, rritjet e premtuara do të realizohen vetëm nga një qeveri e ardhshme, pa Kryeministrin Kurti dhe Vetëvendosjen.

Të ngajshme

Osmani takon kryesuesin e KQZ-së, Radoniqi, diskutuan për përgatitjet e balotazhit më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Për pesë vjet mbi 21 mijë nxënës më pak në shkolla

KushtrimGuraj

SPAK ngre aktakuzë ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku për shkelje të barazisë në tenderin e tunelit të Llogarasë

KushtrimGuraj