Telenews

Krasniqi prezanton Kabinetin për Qeverisje të Mirë me 15 departamente

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka prezantuar përmbajtjen e Kabinetit për Qeverisje të Mirë.
Ai ka treguar se ky segment do të përbëhet nga 15 departamente, të cilat do të udhëhiqen, sipas tij, nga njerëzit me përvojë politike e menaxheriale.
“Kabineti për Qeverisje të Mirë do të shpalosë politika alternative të qeverisjes që i mungojnë Kosovës. Përmes këtij kabineti, do të shpalosim modelin dhe vizionin e qeverisjes së ardhshme nga PDK”, është shprehur Krasniqi.
“Kosova është atdheu ynë dhe e ardhmja e saj si e ëndërrojmë është mision që na obligon të gjithëve. Nga sot përpjekjeve tona i shtohet edhe Kabineti i Qeverisjes së Mirë me 15 departamente pra”.
Krasniqi ka treguar se në ditët në vijim do të shpalosë së kush do të jetë në krye të secilit departament.

Të ngajshme

Nagavci: Arlinda paralajmëroi se mund t’i merrej jeta, institucionet të japin përgjigje konkrete

Rrezarta Ramaj

Ligji për Specialen, Presidentja përdori këtë arsyetim për kthimin e tij në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Ministria e Arsimit hap thirrjet për pesë skema të bursave studentore

Rrezarta Ramaj