Telenews

Krasniqi shkon në Han të Elezit pas dyshimeve për helmim, ofron mbështetjen e Qeverisë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Hanin e Elezit për të ofruar mbështetje pas dyshimeve për helmimin e ujit në këtë komunë.

Krasniqi ka theksuar gatishmërinë e qeverisë për të bashkëpunuar dhe ofruar ndihmë për Komunën e Hanit të Elezit për të siguruar ujin e pijës për qytetarët e kësaj komune.

Gjithashtu, ai ka theksuar se Ministria e Shëndetësisë ka bërë furnizimin me barna nga lista esenciale në QKMF-në në Han të Elezit, derisa në kuadër të kërkesave për ndihmë emergjente gjithashtu është kryer furnizimi i ujit të pijshëm nga MBP-AME.

Ministri Kasniqi vizitoi fshatin Gorancë në të cilin poashtu nga Ministria e Shëndetësisë janë dërguar 1 mjek dhe 2 infermiere me orar të punës nga 8:00 deri në 23:00 në shërbim të qytetarëve.

 

Të ngajshme

Djali i Afrim Bunjakut dhe ai i Enver Zymerit diplomojnë në gjeneratën e re të Policisë së Kosovës

Rrezarta Ramaj

Inspektorati ndalon punimet në një objekt ndërtimi në Drenas

Rrezarta Ramaj

MASh, prindërve: Ruani librat, javën tjetër nisim verifikimin e përdorimit të mjeteve të subvencioneve

Rrezarta Ramaj