Telenews

Krasniqi shpalos qëndrimet e PDK për zhvillimet e fundit, pas takimeve me Escobar e Lajçak

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka folur pas takimit që kishte me me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, bashkë me Ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, si dhe të Dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi tha se ai ka shprehur qëndrimet e PDK-së në mbrojtje të interesave të Kosovës.

“Në këto takime kam shprehë qëndrimin konsistent të PDK-së në mbrojtje të interesave të shtetit tonë, duke theksuar nevojën për respektim të vendimeve të ligjshme që sigurojnë reciprocitet në raport me Serbinë, si dhe sundimin e ligjit dhe lëvizjen e lirë të të gjithë qytetarëve tanë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, shkroi Krasniqi.

Ai po ashtu thotë se përshkallëzimi i situatës në veri të vendit duhet të evitohet dhe për këtë, thotë se kërkohet angazhimi i të gjitha palëve.

Ai ka thënë se dialogun më Serbinë asnjëherë nuk e kanë parë si një betejë të brendshme politike.

“Në procesin e Dialogut ne i kemi dhënë hapësirën e nevojshme Kryeministrit dhe Qeverisë për të kryer detyrat e tyre në mbrojtje të interesave të vendit, duke konsideruar se ky proces është i pa alternativë për arritjen e paqes dhe përmbylljen e konfliktit të ngrirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sepse, Dialogun me Serbinë asnjëherë nuk e kemi parë si betejë të brendshme politike”, shkroi Krasniqi.

Tutje, kreu i PDK-së pati kritika për kryeministrin Kurti, duke thënë se mungesa e transparencës nga ana e tij është e dëmshme për arritjen e qëllimeve të Kosovës.

“Qytetarët kanë të drejtë të plotë që të dijnë se cilat janë pozicionet e Qeverisë për të gjitha çështjet që po diskutohen në kuadër të Dialogut. Ne besojmë se prioritet duhet të ketë angazhimi për arritjen e marrëveshjes finale, që sjell njohjen e ndërsjellë dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe BE, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Degradimi i Dialogut në nivel teknik nuk i ndihmon arritjes së këtyre objektivave shtetërore”, tha ai.

Ndryshe, përveç Krasniqit në takim kanë qenë edhe Haradinaj dhe Abdixhiku.

Të ngajshme

Qytetari në Mitrovicë përlotet duke pritur verdiktin ndaj krerëve të UÇK-së

Yllka Gashi

Vëllai i Thaçit, Nazmiu del jashtë gjykatës – kjo është arsyeja

Rrezarta Ramaj

LIVE nga Haga, Smith: Çështja nuk ka të bëjë me legjitimitetin e UÇK-së, por veç me të akuzuarit

Yllka Gashi