Telenews

Krasniqi uron Thaçin për ditëlindjen e 57-të: Mos u vono më shumë President, po të presim të gjithë

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka mbushur 57 vjet.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka uruar Thaçin për ditëlindje, ku edhe ka shkruar se ai po mbahet padrejtësisht në Hagë.

“Urime ditëlindjen, President! Në 57-vjetorin e lindjes, për herë të pestë padrejtësisht i mbyllur mes katër mureve në Hagë, Hashim Thaçi vazhdon t’i japë Kosovës dinjitet dhe krenari – ashtu siç ka bërë për më shumë se dy të tretat e jetës së tij”, ka shkruar Krasniqi, transmeton Telegrafi.

Tutje, ai ka pohuar “Prandaj, sot festojmë, bashkë me të dhe për të — studentin e demonstratave, ushtarin e lirisë dhe udhëheqësin historik”.

“Për simbolin e pavarësisë dhe vendimeve të mëdha – që ndryshuan përgjithmonë fatin tonë. Mos u vono më shumë, President – po të presim të gjithë, krahëhapur dhe me zemrat plot”, deklaroi ai.

Thaçi po mbahet në paraburgim që nga viti 2020.

Të ngajshme

India pezullon shërbimet e vizave për të gjithë shtetasit pakistanezë

Valjeta Turkaj

Gjesti i jashtëzakonshëm i Papës, kujt ia la 200 mijë euro para se të vdiste?

Valjeta Turkaj

Zelensky anulon një pjesë të udhëtimit në Afrikën e Jugut pas sulmeve vdekjeprurëse ruse

Valjeta Turkaj