Telenews

Sorensen në Prishtinë, pritet të takohet me Bislimin

peter-sorensen-pritet-te-jete-pasardhesi-i-lajcakut-per-dialogun-kosove-serbi

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka nisur një vizitë zyrtare në Kosovë – të dytën me radhë që kur mori detyrën në këtë post.

Lajmin e ka konfirmuar këshilltari i zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi,  Klisman Kadiu, i cili tha se Sorensen do të takohet me Bislimin, takim ky që pritet të fokusohet në zhvillimet e fundit lidhur me procesin e dialogut dhe sfidat që mbesin përpara.

Vizita e Sorensen vjen një muaj pas takimeve të tij të mëparshme me liderët institucionalë të vendit, ku ai kishte theksuar rëndësinë e përparimit në dialog dhe zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese.

Të ngajshme

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj

Vedat Bajrami padit Xhulin për shpifje dhe fyerje pas deklaratave në podcast

Rrezarta Ramaj