Telenews

KREMLINI ZYRTAR REAGON PAS KOMENTIT TË BIDEN PËR GJENOCID

Kremlini e ka quajtur “të papranueshëm” përshkrimin e presidentit amerikan Joe Biden për veprimet e Rusisë në Ukrainë si gjenocid.
Siç kemi raportuar, zoti Biden tha se kishte prova të akteve gjenocidale nga trupat ruse.
Kjo ishte hera e parë që ai përdori fjalën gjenocid – i përcaktuar sipas ligjit ndërkombëtar si një shfarosje masive e një grupi të caktuar njerëzish – në lidhje me konfliktin në Ukrainë.
Kremlini ka thënë se nuk pajtohet kategorikisht me presidentin amerikan.
“Ne e konsiderojmë këtë lloj përpjekjeje për të shtrembëruar situatën të papranueshme,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
“Kjo vështirë se është e pranueshme nga një president i Shteteve të Bashkuara

Të ngajshme

Po bie çmimi i naftës, kaq do të shihet në 24 orët e ardhshme

Rrezarta Ramaj

Mbi 4 mijë lindje për gjashtë muaj në QKUK, një e treta me prerje cezariane

Rrezarta Ramaj

Prishtina, Prizreni, Gjakova e Ferizaj në listë – Këto janë komunat ku do të rinumërohen votat

Rrezarta Ramaj