Telenews

Kreu një operacion të rëndë, Anisa Veseli: 2025 nuk ishte e lehtë, por më bëri më të fortë e të lumtur

kreu-nje-operacion-te-rende,-anisa-veseli:-2025-nuk-ishte-e-lehte,-por-me-beri-me-te-forte-e-te-lumtur

Kreu një operacion të rëndë, Anisa Veseli: 2025 nuk ishte e lehtë, por më bëri më të fortë e të lumtur

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka përjetuar këtë vit një ndërhyrje të rëndësishme shëndetësore, duke kryer operacionin për skoliozë.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale momentet e këtij viti të vështirë.

Ndërsa po afron fundi i vitit 2025, Anisa ka publikuar një video personale në Instagram, duke treguar se ky vit nuk ka qenë i lehtë për të.

 Foto: Instagram

“2025 nuk ishte e lehtë, por unë jam ende këtu, më e fortë dhe më e lumtur”, shkruan ajo krahas videos.

Fansat e Anisës kanë shprehur mbështetje të madhe për të, duke e uruar për forcën dhe pozitivitetin që tregon, ndërsa ajo duket e vendosur të mbyllë vitin me një mesazh shprese dhe optimizmi për të ardhmen.

Ky operacion i ishte premtuar gjatë kohës që qëndroi në Big Brother, por më pas nuk ndodhi.

E njëjta pati disa probleme që i ka shfaqur haptazi, ndonëse përfundoi me sukses gjithë misionin e nisur. 

Të ngajshme

U rehatuan vëllezërit, pas Norës e Robertit, bashkohen edhe Santiana e Patrisi – kaq të lumtur pranë njëri-tjetrit

KushtrimGuraj

Eurovision 2026 – 35 vende marrin pjesë në konkurs këtë vit, Shqipëria e para në listë

KushtrimGuraj

Një nuse që i shkoi viti duke folur krejt Kosova për të, Engji ia kaloi edhe Leartës e krejt nuseve të estradës

KushtrimGuraj