Telenews

Krim në sportin kosovar, ”futbollistët” e Deçanit grushtojnë e shkelmojnë sikur në arena lufte (VIDEO)

Në vikendin që lamë pas ka pasur dhunë brutale në futbollin kosovar.

Bëhet fjalë për Ligën e dytë, atje ku cilësohet si rrezik real për jetën nëse shkon të luash futboll, shkruan Telenews.al

Në ndeshjen mes nikoqirit Deçanit dhe Prizrenit, lojtarët e këtyre të fundit e kanë pësuar keq në fushë ku përgjatë gjithë ndeshjes kanë pësuar ndërhyrje brutale nga ”futbollistët” vendas, por edhe gjatë kohës sa ndeshja ishte ndërprerë për shkak të tollovisë së krijuar.

Klubi i Prizrenit ka publikuar pamje të tmerrshme dhe +16 nga sulmi dhe dhuna barbare që kanë ushtruar ata që vetëm futbollistë dhe sportistë nuk mund të jenë.

Federata e Futbollit e Kosovës duhet të ndërmarrë masa të rënda ndaj këtyre dhunuesve të futbollit dhe që ata të kuptojnë një herë e mirë se dhuna duhet të eliminohet në sport.

Me të vërtetë e turpshme skajshmërit se çka ka ndodhur në Deçan në vitin 2024 të shekullit 21. /Telenews.al/

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj