Telenews

Krimet e luftës në Gjakovë, dorëzohet kallëzim penal ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë

Shoqata Krimet e Luftës në Gjakovë, ka dorëzuar të martën kallëzim penal në Prokurorinë Speciale (PSRK) kundër ish-komandantit të Brigadës 549 të Motorizuar dhe tash nënkryetar i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive.

“Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”.

“Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prap kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.

Gjokë Sokoli, dëshmitar njëherësh familjar i viktimave të luftës, tha se kanë sjellë me qindra dëshmi që dëshmojnë pjesëmarrjen e Deliqit në krime lufte.

“Kemi sjellë disa materiale për kallëzim penal kundër nënkryetarit të Parlamentit të Serbisë, Bozhidar Deliq, i cili ka qenë gjeneral lufte dhe këto dokumente jo vetëm që policia ka bërë krime por edhe ushtria, që ky ka qenë gjeneral”.

“Kemi dëshmi që e kanë njohur që ka marrë pjesë në masakrën e Mejës, Krushës e Gjakovës. Me qindra ka dëshmi dhe besoj se do të dalë para organeve të drejtësisë. Duhet edhe institucionet me apeluar në tërë botën që këtë kriminel”, tha ai.

Udhëheqësja e kësaj organizate, Shkëndije Hoda, ka thënë që presin rezultate pozitive.

“Janë tri kallëzime penale bashkëngjitur me disa dokumentacione faktike një lloj ditari të operimit të Brigadës 49 të Motorizuar nën komandën e Bozhidar Deliq”.

“Ne e dorëzuam edhe pse procedurat këtu kanë ndryshuar, pak kemi qenë të pakënaqur edhe pse prap kemi marrë fjalë të mira”, ka thënë ajo.

 

Të ngajshme

Shqiptarja kapet me 10 kilogramë kokainë në Itali

Miftar Zejnullahu

ZPS kërkon që Thaçit e Veselit t’u vazhdohet masa e paraburgimit

Miftar Zejnullahu

Vitia deklaroi se janë të brengosur me ikjen e profesionistëve shëndetësorë jashtë vendit

Miftar Zejnullahu