Telenews

Krisa eliminohet nga televotimi në të cilin çoi veten dhe vajzat e shtëpisë

Në spektaklin e kaluar të Big Brother VIP Albania 4, Krisa mori një vendim të vështirë si lider i shtëpisë.

Ajo kishte mundësinë të zgjidhte se cilën grup do të dërgonte në nominim: djemtë, përfshirë këtu edhe partnerin e saj, Tirin, apo vajzat, duke përfshirë edhe veten.

Në një zgjedhje që shkaktoi diskutime, Krisa vendosi të nominojë vajzat.

Fatkeqësisht, vendimi i saj rezultoi në një pasojë të papritur. Në përfundim të televotimit, ajo u shpall si e eliminuara e kësaj jave, duke qenë e fundit në vota mes vajzave.

Në një moment emocionues, Krisa u nda nga partneri i saj, Tiri, i cili vazhdon të garojë në shtëpinë e Big Brother.

Ky eliminim ka lënë pas një atmosferë të rëndë në shtëpi, duke shkaktuar reflektime mbi strategjitë e nominimit dhe ndikimin që ato kanë në dinamiken e lojës. Krisa do të mungojë ndjeshëm, sidomos për Tirin, i cili tani do të vazhdojë garën pa praninë e saj.

Të ngajshme

Egli thotë se banorët i kanë bërë magji për ta ndarë nga Gjesti: Kam gjetur një letër…

KushtrimGuraj

Gjesti zgjedh për t’i rikthyer: Redonin, G Banin, Jozin, Amberin, Klajdin, Krisën dhe Gertin, ish-banorët shkojnë në televotim

KushtrimGuraj

“Dua ta lë shtëpinë menjëherë” – Egli shumë e ngarkuar emocionalisht me Gjestin

KushtrimGuraj