Telenews

KRIVOKAPIQ REFUZON T’IA DORËZOJË DETYRËN ABAZOVIQIT, I LË NJË MESAZH NË ZYRE

Krivokapiq s’pranon t’ia dorëzojë detyrën Abazoviqit, ia lë një mesazh në zyrë
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, ka refuzuar që t’ia dorëzojë detyrën kryeministrit të ri Dritan Abazoviq sipas protokollit.

Krivokapiq ka thënë se s’ka dëshiruar t’ia dorëzojë detyrën dikujt që sipas tij s’është legjitim në postin e kryeministrit.
Në vend të pranim-dorëzimit të detyrës Krivokapiq i ka lënë një mesazh në zyrë Abazoviqit.
“Pasiqë kemi pasur një shkelje kushtetuese dhe të procedurave. S’dua t’i jap legjitimitet shkeljes demokratike dhe ligjore. E lashë një mesazh të qartë në kabinet sa i përket tranzicionit”, ka thënë Krivokapiq.

Dritan Abazoviq u zgjodh kryeministër para dy ditësh pasi mori shumicën e votave në Parlamentin malazez duke u bërë kryeministri i parë shqiptar në Malin e Zi.

Të ngajshme

Arrestohet polici në Gjilan për dhunë në familje, suspendohet nga Policia e Kosovës

Erzana Fazliu

Shkëputje masive e dheut në një hidrocentral në ndërtim në Gramsh, zë poshtë dy punonjës

Erzana Fazliu

“Nuk heqim dorë nga Albulena Haxhiu”, “LDK ndoshta ka preferenca tjera për koalicione”, krejt çka tha Kurti sot

Erzana Fazliu