Telenews

Kriza humanitare në Gaza, Komisioni Evropian bën thirrje për këtë veprim në raport me Izraelin

komisioni-evropian-thote-se-be-ja-duhet-t’ia-financoje-ukraines-qasjen-ne-internet-satelitor

Ekzekutivi i Bashkimit Evropian ka bërë thirrje për pezullimin e tregtisë së lirë me Izraelin dhe sanksione ndaj dy ministrave izraelitë të ekstremit të djathtë, kjo në përgjigje të krizës humanizare në Gaza.

Presidentja e Komisionit Evropian, Urusla von Der Leyen kishte paraqitur javën e kaluar propozimin për të pezulluar pjesët tregtare të marrëveshjes së asociimit  BE-Izrael.

Megjithatë, siç shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv, nuk ka një shumicë nga shtetet anëtare të BE-së për propozimet e paraqitura të mërkurën, sepse Gjermania, një nga aleatët kryesorë të Izraelit, ka kohë që ngurron të ndërmarrë hapa të tillë.

Propozimet përfshijnë pezullimin e aksesit preferencial të Izraelit në tregun evropian duke rivendosur tarifat për disa mallra dhe ngrirjen e përfitimeve të ndërsjella që lidhen me ofertat për kontrata publike dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Komisioni bëri thirrje gjithashtu për sanksione ndaj Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, kolonëve të dhunshëm izraelitë në Bregun Perëndimor dhe 10 udhëheqësve të Hamasit.

Planet u prezantuan ndërsa forcat izraelite vazhduan me ofensivën e tyre në Qytetin e Gazës, duke thelluar një konflikt që ka vrarë gati 65,000 palestinezë që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023 , duke vrarë më shumë se 1,200 njerëz dhe duke marrë 250 pengje.

Të ngajshme

Aktakuzë kundër një personi në Pejë për falsifikim të parasë

KushtrimGuraj

Blakaj: Kosova rrezikon të shihet si vend prodhues i drogës, presioni vjen nga Shqipëria

Donat Hashani

Ambasadori gjerman kërkon proces transparent dhe të pavarur për drejtuesin e ri SPAK

Donat Hashani