Telenews

Kroacia thyen “mallkimin” me fitoren ndaj Francës

Kroacia mposhti sonte Francën në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit 1 në Ligën A në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kroatët fituan në udhëtim me rezultatin minimal 0:1, shkruan Gazeta Express.

Golin e vetëm dhe të fitores për mysafirët e shënoi Luka Modric nga pika e bardhë.

Kjo ishte hera e parë në histori që Kombëtarja e Kroacisë shënoi fitore ndaj asaj të Francës.

Nga nëntë përballjet paraprake, francezët triumfuan në gjashtë prej tyre, teksa tri tjera ishin mbyllur baras. /Gazeta Express/

The post Kroacia thyen “mallkimin” me fitoren ndaj Francës appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj