Telenews

Kroos frenon euforinë: Ende nuk mund të themi se jemi në formë optimale

Kampionati Evropian 2024 filloi me skenarin më të mirë të mundshëm për nikoqirët nga Gjermania: me një fitore mbresëlënëse ndaj Skocisë, me rezultat 5:1.

Toni Kroos është shprehur i lumtur për nismën e mbarë, por ka frenuar euforinë: “Ne zbatuam në fushë atë që kishim vendosur të bënim. Ne donim ta nisnim mirë ndeshjen dhe ia dolëm. Plani i ndeshjes është gjithmonë të shënosh gola të hershëm. U shpërblyem për një fazë të mirë të fillimit. Kundërshtari nuk ishte në formën më të mirë, derisa pas kartonit të kuq gjithçka ishte e vendosur. Ne e luajtëm mirë ndeshjen deri në fund”, ka theksuar Kroos.

Në pyetjen e gazetarëve se kjo Gjermani është në formë optimale dhe e gatshme t’i shkojë këtij kampionati deri në fund, ai është shprehur: “Nuk e di nëse vetëm pas një ndeshjeje mund të themi se jemi në gjendje optimale. Ndeshja e ardhshme do të jetë padyshim më e vështirë, kundërshtari do të jetë një klasë më i mirë. Nëse e dëshmojmë veten përsëri atje, atëherë mund të flasim për një formë optimale të ekipit”.

source

Të ngajshme

Zyrtare: Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë –

KushtrimGuraj

Tifozët zviceranë të ndarë për rikthimin e Xhakës dhe Embolos në përfaqësuese –

KushtrimGuraj

Carrick dhe Fernandes zhvillojnë takim urgjent

Rrezarta Ramaj