Telenews

“Kryeministër hajvan” – shfaqen sërish grafite në Prishtinë

“kryeminister-hajvan”-–-shfaqen-serish-grafite-ne-prishtine

“Kryeministër hajvan”, grafite të tilla janë shfaqur edhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Së fundmi këto grafite janë parë  tek ura në rrethrrotullimin në lagjen Lakrishtë.

Nuk dihet se kush qëndron prapa tyre.

Dy ditë më parë grafite të ngjashme ishin shfaqur afër Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Në vendin e ngjarjes kishin dalë edhe Policia e Kosovës, ndërsa më vonë u raportua se ato janë fshirë.

Këto grafite ndërlidhen me vetë shprehjen e Kurtit, i cili më 9 shkurt pasi shpalli fitoren nuk kurseu fyerjet ndaj partive opozitare, të cilët i quajti “hajvanë”.

“Luftë hibride, me oligarkë që kërcënojnë punëtorë që japin pare pa hesap dhe me opozitë që bën marrëveshje edhe me dreqin kundër nesh. Por sërish kanë humbur dhe do të mbeten opozitë, sepse nuk ia duan të mirën as shtetit dhe as popullit. E keni parë çfarë rrenash prej premtimeve kanë dhënë. Thonin buxheti i shtetit do të bëhet më i madh se bruto produkti vendor.

Çfarë hajvanash! Ose jepnin premtime për koeficient më shumë se programi i tyre. Çfarë hajvanash! Por, ka kalu koha e hajvanatit…e kanë marrë vesh sonte të gjithë ata. Ata e kanë mashtru vetëm veten e tyre”, tha Kurti më 9 shkurt.

Të ngajshme

Zjarri në zonën industriale në Prishtinë, policia jep detaje: Dëmet janë të konsiderueshme, s’raportohet për ndonjë person të lënduar

KushtrimGuraj

Një grua rreth 80 vjeçe gjendet e pajetë në Prishtinë

KushtrimGuraj

Kuvendi në pushim, pagat në maksimum: 230 mijë euro për më pak se dy orë seancë

KushtrimGuraj