Telenews

KRYEMINISTRI KURTI THOTË SE KOSOVA KA AVANCUAR RAPORTET ME VENDET QË NUK E KANË NJOHUR

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka folur sot mbi punën që është bërë në politikën e jashtme, me ç’rast, pohoi në kuvend, se si qeveri, kanë përafruar raportet me një numër të konsiderueshëm të vendeve të cilat ende nuk kanë njohur Kosovën shtet.
Tutje ai përmendi përsëri që këtë vit Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Europian, ndërsa e theksoi edhe të domosdoshme aplikimin për anëtarësim edhe në Këshillin e Europës, njofton klankosova.tv.
Po ashtu i pari i qeverisë, u shpreh se tashmë është duke u përfunduar draft ligji i ri për shërbimin e jashtëm, me të cilin MPJD do të funksionojë me ligje dhe rregullore.
”Qeverisjet e kaluara kanë punuar për 10 vite për Ligjin e ri për Shërbimin e Jashtëm, por pa sukses”.
”Ne jemi duke përfunduar draftin e ligjit të ri dhe së shpejti MPJD dhe Shërbimi i Jashtëm do të funksionojnë me ligje e rregullore që i përputhen përgatitjes së saj dhe i përgjigjen nevojave të kohës. Këto ditë do të fillojë puna edhe për përpilimin e strategjisë për politikën e jashtme”.
”Jam i lumtur që më në fund po vendoset ligjshmëria në MPJD dhe Shërbimin e Jashtëm”.
”Ne kemi ndërhyrë për ta korrigjuar gjendjen e jashtëligjshme, ku kishim mbi 50% të shefave të misioneve politikë, dhe sot kemi vetëm 24% të emëruar politikë, edhe pse ligji na e mundëson t’i kemi deri në 50%”.
Po ashtu kryeministri Albin Kurti tha se siguria mbetet tema kryesore jo vetëm për Kosovën por edhe për tërë rajonin.
”Siguria është tema kyçe jo vetëm e shtetit tonë dhe rajonit tonë. Për këtë arsye, përafrimi sa më i shpejtë me NATO-n me synimin përfundimtar të anëtarësimit të plotë është një detyrë e rëndësishme e jona”.
”Në këtë kontekst ne kemi krijuar një grup ndërinstitucional në nivelin politik i cili po ndërton strategjinë për anëtarësim në mekanizma rajonal e ndërkombëtarë të sigurisë”.
”Gjithashtu MPJD po koordinon të gjitha ministritë për proceset e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare e rajonale që janë me interes për sektorët të cilët ato i përfaqësojnë”.

Të ngajshme

Bie sistemi policisë maqedonase, kolona të gjata në kufirin me Kosovën

Erzana Fazliu

“Policia nuk u krijua sot” – Ramadani: Dihet kush e ka poshtëruar dhe kush e ka ndërtuar

Erzana Fazliu

Sindikata ngre alarm: Shkollat do të mbesin pa mësimdhënës

Valjeta Turkaj