Telenews

Kryeministri Kurti thotë se teprica e energjisë elektrike duhet të eksportohet, se s’ka si të akumulohet

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka arsyetuar eksportimin e energjisë elektrike, duke thënë se po eksportohet teprica e energjisë.
Ai theksoi se në orët pas mesnatës ka tepricë te prodhimit të energjisë elektrike dhe se kjo duhet të eksportohet.
“Eksportimi i energjisë që u tha për muajt janar dhe shkurt të vitit 2022 janë tre faktorë njëri prej të cilëve është keqkuptim. Dhe po ja filloi prej këtij. Faktori i parë është tranziti i energjisë. Tranziti i energjisë nuk është eksport. Kur energjia i shet energji Shqipërisë ose anasjelltas, kur Maqedonia e Veriut i shet energji Malit të Zi ose anasjelltas, ajo kalon nëpër Kosovë, hyn dhe del po ajo që del nuk është eksport. Prandaj duhet të kemi kujdes që të mos e keqkuptojmë si eksport”.
“Ky është faktori i parë, janë edhe dy faktorë të tjerë. Faktori i dytë është që Ujmani, ka kontrata afatgjate të eksportit të energjisë. Ne i kemi gjetur ato kontrata, me 38 euro e shet një megavat për orë. Domëthënë ne i kemi gjetur ato kontrata, janë kontrata afatgjate të cilat i ka bërë Ujmani. Po, Ujmani eksporton sepse e ka obligim kontraktual shitjen e energjisë kaq lirë në një kohë krizës energjetike”.
“Faktori i tretë është teprica e energjisë sidomos në orët 3,4,5 pas mesnate. Vetëm mbrëmë po ju tregoi, realisht sot në mëngjes si ka qenë. Më falni po i bie dje në mëngjes. Në ora 3 prodhimin e kemi pasur 903 Më ndërkaq konsumin 864. Në ora 4 dje në mëngjes, e kemi pasur prodhimin 907 Më konsumin 822, pra më pak. Në ora 5 e kemi pasur prodhimin 905 Më, ndërkaq konsumin 809 e bile edhe në ora 6 e kemi pasur prodhimin 905 dhe konsumin 844”.
“Çka me i ba kësaj energjie? Me ja dhënë KOSTT-it? Për çka i nevojitet KOSTT-it? Pra, a e kuptoni? Përderisa piku në ora 23 ngelet e pambuluar, në orët pas mesnate dhe në orët e para të mëngjesit ne kemi tepricë. Dhe tepricës çka t’i bësh? Natyrisht që e eksporton”.

Të ngajshme

“Më i lirë ari se nafta”, çmimi kalon mbi 100 dollarë për fuçi

Valjeta Turkaj

Për vetëm 24 orë në Kosovë, 34 aksidente, mbi 2000 gjoba dhe 15 arrestime

Valjeta Turkaj

Vidhet arka e bamirësisë në një xhami në Mirash të Ferizajt

Valjeta Turkaj