Telenews

Kryeparlamentari Konjufca nis vizitën në Hagë, takon Krasniqin dhe Shalën

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka zhvilluar këtë të shtunë takim me Jakup Krasniqin dhe Pjetër Shalën të cilët po mbahen në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Siç bëhet e ditur ai më vonë do të takohet me Rexhep Selimin, ndërkaq të dielën me Hashim Thacin dhe Kadri Veselin.
“Sot bashkë me kryeparlamentarin Konjufca filluam vizitat në Hagë, takuam ish-kryeparlamentarin Jakup Krasniqi e Pjetër Shalën, pas drekës takojmë gjeneral Rexhep Selimin. Kurse nesër ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, e poashtu edhe të dënuarit nga shoqata e veteranëve të luftës Hysni Gucati e Nasim Haradinaj”, ka shkruar në profilin e tij, Ilir Kërceli, këshilltar i Konjufcës.
“Ne besojmë fuqishëm në pastërtinë e luftës çlirimtare të popullit tonë në krye me UÇK-në. Sikundër jemi të bindur se adresa e krimeve barbare dhe gjenocidit mbi popullin tonë është Serbia agresore, e pandëshkuar deri më tani”.
“Të bashkuar me njëri tjetrin mbrojmë historinë e vendit tonë”, ka shtuar ai.

Të ngajshme

​“Jo në emrin tim, deputetëve: Seancë të jashtëzakonshme, Ligji për Specialen të shqyrtohet në Kuvend

Rrezarta Ramaj

Hamza përfundon takimin në PDK: Ligji duhet me u aprovu, po shkoj në takim te Kurti

Rrezarta Ramaj

Deliu-Kodra: PDK i ka në dispozicion 22 votat për Presidentin nëse votohet Ligji për Specialen

Rrezarta Ramaj