Telenews

Kryeprokurori i Shtetit: Ndaj Ramiz Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore

Pas raportimeve se Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, ka shpërndarë pyetjet e një testit të konkursit, ka reaguar Kryeprokurori i Shtetit.

Në reagim thuhet se ndaj Buzhalës do të merren të gjitha veprimet ligjore, transmeton KlanKosova.tv.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, njofton opinionin publik se Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, pas pranimit të informacionit nga mediat lidhur me dyshimet e ngritura për shpërndarje të pyetjeve të testit për bashkëpunëtorë profesionalë nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, Ramiz Buzhala, në bazë të kompetencave që ka do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”, ëshë reagimi i plotë.

Të ngajshme

Nga 1 nëntori fillon kontrolli për bizneset online

Rrezarta Ramaj

Presidentja Shiroka-Pula shkon te frizerka, shoqërohet nga deputetja e PDK-së

Rrezarta Ramaj

“A je rahat pa mu”, kënga e Shpat Kasapit që sot i përlot të gjithë, Selvija e mbajti për muaj të tërë në heshtje

Rrezarta Ramaj