Telenews

Kryetari i FFK-së tregon a do të ketë tifozë në ndeshjen Kosovë-Izrael

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, e planifikuar të zhvillohet më 12 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të zhvillohet me praninë e tifozëve.

Kështu ka bërë të ditur, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

LEXO EDHE:

Sonte vazhdon Liga e Kampionëve, këto janë përballjet kryesore…

U raportua gjatë ditës se sotme se po vlerësohet situata e sigurisë në vend dhe se kjo mund të çojë në ndalimin e tifozëve në tribuna, por një gjë e tilla nuk do të ndodhë.

“Ndeshja mes Kosovës dhe Izraelit do të zhvillohet me praninë e tifozëve”, ka thënë Ademi.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet vitin e ardhshëm. /Telenews.al/

Të ngajshme

Manchester United përgatit ofertë 50 milionë euro për përforcim në sulm

KushtrimGuraj

Neymar mungon në miqësoren ndaj Egjiptit, qëndron në New Jersey për rikuperim

KushtrimGuraj

“Dardanet” stërviten me fokus maksimal para ndeshjes me Kroacinë

Blearta