Telenews

Kryetari i Gjilanit shkurton orarin e punës për zyrtarët që agjërojnë Ramazanin

Ani pse zyrtarisht Kosova është shtet laik, Komuna e Gjilanit, ka nxjerrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.

Ky vendim është nxjerrë më 23 mars dhe është nënshkruar nga kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ku thuhet se obligohen drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.

Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.

Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill që përkon me fillimin dhe mbarimin e muajit të Ramazanit.

Po ashtu thuhet se për zbatimin e këtij vendimi do të kujdeset vetë kryetari i komunës bashkë me drejtorët.

Të ngajshme

Çitaku: BE dhe ShBA kanë një shkallë të lartë mosbesimi ndaj Qeverisë Kurti

KushtrimGuraj

Ky person po kërkohet për “vjedhje”, policia publikon fotografinë e tij

KushtrimGuraj

“Punën a pensionin?” – Mijëra veteranë të UÇK-së tash mund të përfitojnë nga të dyja

Donat Hashani