Telenews

Kryetari i PDK-së i ka disa fjalë për dorëheqjen e Vasfije Krasniqit nga pozita e deputetes

Vasfije Krasniqi të mërkurën dha dorëheqje nga pozita e deputets së Lëvizjes Vetëvendosje.

Për këtë, në Kuvendin e Kosovës ka folur sot kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. Ai shprehu “konsideratën më të lartë” për deputeten e deridjeshme.

“Dëshiroj që ta shpreh konsideratën më të lartë për deputeten e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi, e cila dje dha dorëheqje nga pozita si e zgjedhur e populli”, tha Krasniqi.

Ai tha se ishte “nder për Kuvendin e Kosovës” që e pati një deputete si ajo.

“Edhe në emrin tim personal, dëshiroj që t’i uroj shëndet, suksese në çdo aspekt të jetës dhe vërtet ka qenë nder për Kuvendin e Kosovës me pasë në mesin tonë një kolege, një grua të fuqishme si ajo”, tha Krasniqi.

Të ngajshme

Vdes një punëtor në një objekt në ndërtim në Ferizaj

Rrezarta Ramaj

“Na shpëtuan vazot e luleve” – Shqiptari u fut i dehur me makinë në restorantin në Selanik

Rrezarta Ramaj

Naim Murseli kërkoi ulje dënimi, caktohet seanca për Apel

Rrezarta Ramaj