Telenews

Kryetari i Preshevës me akuza të rënda: 2 mln eurot deshën t’i avullojnë në drejtim të Liburn Aliut dhe LV-së

Kreytari i Preshevës, Shqipërim Arifi, thotë se është injoruar nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës. Për këtë, ai akuzon Qeverinë në përgjithësi dhe thotë se “preshevari” i LVV-së, Liburn Aliu, është përgjegjës për qasjen selektive në Luginë. Madje, hedh hipoteza për arsyen e mosshpërndarjes së 2 milionë eurove për Luginën.

Në “Frontal të T7”, kryetari Arifi ka hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj qeverisë Kurti, pasi dy përfaqësuesit e saj, Besnik Bislimi dhe Arbërie Nagavci, nuk e kanë vizituar komunën e Preshevës.

“Nuk ka pasur as kërkesë për takim. Precedent është kjo që ka ndodhur sot, për arsye se as në Qeverinë Rugova, as Thaci, as në qeveritë e mëhershme nuk kanë bërë të njëjtën që e kanë sot Lëvizja Vetëendosje”, ka thënë kryetari i Preshevës.

Sipas Arifit, ministri Liburn Aliu, si preshevar, po e shtyn një agjendë selektive.

“Është inat personal për  shkak të ndërrimit të pushtetit lokal këtë vit. Liburn Aliu dhe Qeveria e Kosovës publikisht kanë dashur të ndërhyjnë në proceset demokratike në komunën e Preshëvës. Edhe kjo është precedent. Kjo është hera e parë që një Qeveri ndërhyn në këto procese”, tha kryetari i Preshevës.

Sipas tij, pushteti ka inat dhe i pengon që ai është kryetar i Preshevës, e jo ish-kryetarja Ardita Sinani, që, sipas Arifit, ka qenë e preferuara e Qeverisë Kurti për ta drejtuar komunën.

Ai ka thënë se akoma nuk u janë dhënë 2 milionë eurot e ndara për Luginën e Preshevës. Arifi hedh dyshime për arsyen që nuk po shpërndahen këto mjete.

“Jo vetëm që po ngjan, por ashiqare nuk po i dërgojnë 2 milionë eurot, për të cilat mendoj se kanë dashur t’i avullojnë një pjesë të madhe në drejtim të Liburn Aliut dhe Vetëvendosjes”, ka thënë kryetari i Preshevës.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi