Kryetari i ri Preshevës, Shqiprim Arifi në emisionin Ditari me Flaka Zogun në Tëvë1 ka thënë se mocioni për shkarkimin e Ardita Sinanit ka ardhur pasi ajo dhe Shaip Kamberi me partinë e tyre (Partia për Veprim Demokratik) kanë braktisur Marrëveshjen e Tiranës përmes së cilës partitë shqiptare në Luginë ishin pajtuar që në zgjedhjet e kaluar në Serbi të garojnë me një listë të përbashkët.
“Procesi për shkarkimin e Sinanit është kompleks dhe ka filluar vitin e kaluar për arsye se ne kemi mbetur si partia më e madhe në Luginë kemi mbetur në opozitë, pasi është ndërtuar një koalicion i pazareve dhe shumë partive. Zonja Sinani nuk e ka pasur lehtë prej në fillimit pasi e ka pas një koalicion të brishtë, kështu që veç e ka trasuar rrugën për këtë ditë. E dyta, zgjedhjet parlamentare të 3 prillit kanë qenë një motor i fuqishëm në drejtim të asaj që ka pas një dëshprim prej asambleistëve dhe partive politike të cilët na u kanë bashkuar mocionit tonë për shkarkim në një formë shumë të shpejtë pasi zonja Sinani së bashku me Kamberin të cilin e ka kryetar partie kanë vendosur ta braktisin Marrëveshjen e Tiranës dhe në këtë formë e kanë përçarë Luginën e Preshëves dhe spektin politik të saj dhe e kanë mundësuar që qytetarët tonë të bojktojnë këto zgjedhje dhe të mos kemi të paktën një përfaqësues në Parlamentin e Serbisë”, ka deklaruar Arifi.
Arifi ka thënë se ai dhe partia e tij nuk kanë dështuar. Dështimi që partitë shqiptare të marrin të paktën një ulëse në Parlamentare të Serbisë, sipas tij duhet t’i faturohet Shaip Kamberit dhe Ardita Sinanit.