Telenews

Kryetarit të Preshevës i del rradhë të komentojë vendimet e kryeministrit të Kosovës

 

 

Kreu i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar pasi Kurti ka dhënë urdhër që Agjencia Kadastrale t’ia regjistrojë Manastirit të Deçanit 24 hektarë tokë.

Arifi ka thënë se Kurti e kishte filluar me stikersat në tabela të veturave, tashmë po vazhdon me Manastirin e Deçanit, vendim të cilin e kishte quajtur të kohës së Millosheviqit, dhe sipas Arifit do të përfundojë me “Zajednicën”.

“Kryeministri “im” Kurti filloi me stikersa në tabelat e veturave, po vazhdon me implementimin e vendimeve të Millosheviqit me rastin e 24 hekterëve të Manastirit të Deçanit ndërsa do të përfundojë me Zajednicën.

Maskarada po bie, çdo ditë e më shumë. Kështu kanë epilogun popullistët e devijuar dhe të konvertuar. Dojnë pushtetin më shumë se vendin, apo siç thoshte pronari i villës luksoze në “Marigona Hill” njëherit ministri i “tenderave” Aliu, “Republika e Kosovës është projekt i përkohëshëm”, ka shkruar Arifi.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj