Telenews

KUJDES! Mos bini pre e mashtrimit me SMS në emër të Postës së Kosovës

Posta e Kosovës njofton publikun që të mos bjerë pre e një mashtrimi, meqë ka kuptuar se palë të panjohura po u dërgojnë SMS qytetarëve, duke u paraqitur në emër të Postës së Kosovës.

Më anë të një postimi në Facebook bëhet e ditur se menjëherë pasi është njoftuar për këtë, Posta e Kosovës ka informuar organet kompetente dhe po bashkëpunon me to.

“Ju informojmë se prezenca jonë është vetëm në kanalet zyrtare: Web-faqe: www.postakosoves.com ,  Facebook: https://www.facebook.com/PostaeRepublikesseKosoves/ Instagram: https://www.instagram.com/postakosoves/ Linkedin: https://www.linkedin.com/company/posta-e-kosov-s dhe numrat zyrtarë: 038 221631, 045 851001”, sqarohet në njoftim.

Më tej luten qytetarët të mos klikojnë asnjë link të dërguar përmes këtyre mesazheve dhe të mos bashkëpunojnë me numra që nuk janë të Postës së Kosovës.

“Në asnjë rast, Posta e Kosovës nuk do t’ju kërkojë të dhëna personale apo numër kartele bankare. Edhe posta të tjera në rajon janë sulmuar nga keqbërës të ngjashëm”, thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Tahiri i drejtohet VV-së: Ju kanë kap të dridhurat, se e keni ni erën që po vjen Hashim Thaçi

Rrezarta Ramaj

KDI: Dëgjimi publik për Projektligjin për Byronë shkel rregulloren dhe kufizon pjesëmarrjen

Rrezarta Ramaj

“Fëmijët tregonin si ndodhi vrasja, nipi i madh më tha..”, vëllai i Liridonës tregon se çka biseduan me fëmijët për natën kritike

Rrezarta Ramaj