Telenews

Kundërshtari i Dritës në fazën tjetër

Drita ka arritur të shënojë fitore të madhe në Prishtinë, duke e mposhtur me rezultat 3:0 ekipin finlandez, Inter Turkun.

Kjo fitore e dërgon ekipin gjilanas në raundin e dytë kualifikues të Conference Leagues.

Ende pa u rehatuar si duhet tifozët në “Fadil Vokrri”, Drita arriti të kalonte në epërsi dhe të barazonte rezultatin e përgjithshëm në 1:1.

Ishte Simonovski i cili realizoi në minutën e dytë të ndeshjesm shkruan Gazeta Express.

Më pas, Arbnor Muja shënoi dy gola të shpejtë, në minutat 49 dhe 51 për epilogun e këtij takimi.

Por, në raundin tjetër, “Intelektualët” do të kenë punë tejet të vështirë.

Aty, Drita do të përballet me ekipin e njohur belg, Royal Antwerp.

Antwerp është i kualifikuar direkt në raundin e dytë të kualifikimeve për Conference League.

Të ngajshme

Vinicius Jr rrezikon deri në katër ndeshje pezullim, mund të mungojë në “El Clasico” –

KushtrimGuraj

Dy përballje interesante sonte në Superligën e Kosovës në basketboll –

KushtrimGuraj

Një vit nga fitorja historike e Shqipërisë ndaj Serbisë në Leskoc –

KushtrimGuraj