Telenews

Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të ndryshohet dhe korrigjohet sa më parë

Kryeministri Albin Kurti ka folur sërish për procesin zgjedhor dhe aktgjykimin ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se shkuarja në zgjedhje ishte dëshmuar të ishte e kotë, por sipas tij, në rrethanat e krijuara pas aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit, mosshkuarja në zgjedhje ishte edhe më e rëndësishme.

Ai e cilësoi aktgjykimin si të padrejtë në aspektin juridik dhe moral, si dhe të pasaktë në aspektin historik dhe faktik.

“Shkuarja në zgjedhje u dëshmua të jetë e kotë, porse kësaj radhe mosshkuarja në to ishte edhe më e rëndësishme për kontekstin që u prodhua pas aktgjykimit për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, aktgjykim ky i padrejtë juridikisht e moralisht dhe i pasaktë historikisht e faktikisht. Në rrethana të një padrejtësie që prodhoi shumë mllef e pakënaqësi si shtet kishim përgjegjësinë sa të trajtimit dhe reagimit ndaj këtij vendimi ashtu edhe të menaxhimit me qytetarët e pakënaqur”, deklaroi Kurti.

Kurti, shtoi se ky aktgjykim duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e Apelit.

“Ky aktgjykim patjetër duhet ndryshuar dhe korrigjuar në shkallën e apelit dhe atë sa më parë. Ndërkaq, si Qeveri kemi miratuar themelimin Grupit Punues për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore lidhur me procedurat e apelit para Dhomave të Specializuara në Hagë ku bëjnë pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit dhe përfaqësueseve të subjekteve politike parlamentare nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca”, ka deklaruar ai.

Të ngajshme

“Isha plotësisht i tronditur”, Harry Kane rrëfen momentin e fitimit të Topit të Artë

Rrezarta Ramaj

Apetitit nuk po i ndalen skandalet, AUV i zbulon bakterin Salmonella në mishin e importuar nga Brazili –

KushtrimGuraj

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës –

KushtrimGuraj