Telenews

Kurti akuzon Borellin se hoqi dorë nga marrëveshja e madhe: Muajin mars e kishim afat

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit rreth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Kurti ka thënë se propozimi i BE-së që Kosova mos të shqiptojë gjoba dhe Serbia mos të lëshojë targa KM është i papranueshëm për të.

“Nuk mund të shndërrohemi me liderë shtetërorë që merremi me çështje të targave dhe nuk diskutojmë për normalizim”, tha Kurti para gazetarëve, transmeton Express.

Për sa i përket që Serbia të pushojë emetimin e targave, Kurti tha se “kjo për neve nuk është e pranueshme nëse nuk shoqërohet edhe me atë për të cilën jemi ftuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve”.

“Me keqardhje mund të them që ndërmjetësit, në këtë rast Borrell hoqi dorë nga ky afati i marsit të vitit 2023 dhe nga propozimi i BE-së për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Po them me keqardhje sepse vetë e kanë propozuar marsin e vitit 2023 dhe në anën tjetër propozimi është i Bashkimit Evropian. Kur u takuam në Paris në Forumin për Paqe, Borrell tha se propozimi nuk është Franko-Gjerman, por i BE-së dhe i mbështetur nga Franca dhe Gjermania. Sot ai hoqi dorë nga propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi…Unë jam i gatshëm që të vijë këtu të zhvillojë takime gjithmonë me strukturën dhe rendin e njëjtë…Shpresoj që BE t’i rrijë prapa propozimit të vetë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Sërbisë”, u shpreh ai.

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se pret nga Kosova që të pezullojë gjobat që planifikon t’ua jap drejtuesve të automjeteve me targa ilegale, ndërsa nga Serbia ka kërkuar që të pezullojë lëshimin e këtyre targave.

Të ngajshme

Kurti i shkruan sërish Hamzës, ia ofron PDK-së kryeparlamentarin

Rrezarta Ramaj

LDK reagon pas caktimit të vazhdimit të seancës, kërkon konstituimin e Kuvendit sonte

Rrezarta Ramaj

Hamza mbledh GP-në në Kuvend: Është cenuar demokracia dhe Kushtetuta e Kosovës

Rrezarta Ramaj