Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i ka shkuar në takim homologut të tij të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, bashkë me kandidaten për presidente, Vjosa Osmani. Abdixhiku nuk pranoi që të deklarohet përpara takimit, duke thënë se një gjë të tillë do ta bëjnë pas takimit.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shkuar bashkë me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, në takim me kreun e LDK-së, Lumir Abdixhikun dhe kandidaten e kësaj partie për presidente, Vjosa Osmani. Kurti tha janë optimistë që do të kenë marrëveshje për konstituimin e institucioneve.
“Ju e dini që unë jam optimist sepse e kam vullnetin e mirë dhe interesin publik, që do të thotë t’i konstituojmë institucionet, t’i evitojmë zgjedhjet e reja dhe në këtë mënyrë të fillojmë të qeverisim përsëri mbarë e mirë sepse kemi shumë projekte përgjysmë dhe të reja që do të vijnë”, tha Kurti.
Paradite, ai u takua edhe me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, me të cilin tha se s’ka marrëveshje por se pa vullnet të mirë.


