Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti sot që në mëngjes ka një pjesëmarrje me rëndësi.
Ai dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të shoqëruar nga drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, sot do të marrin pjesë në ceremoninë e përurimit të Klinikës Emergjente.
Kjo ceremoni mbahet nga ora 09:00 e mëngjesit.

