Telenews

Kurti dhe Vuçiç në raundin e dytë të bisedimeve

Liderët e Kosovës dhe Serbisë kanë përfunduar takimet e ndara dypalëshe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak.

Siç mëson Radio Evropa e Lirë, gjatë ditës pritet që të mbahet rundi i ri trepalësh midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën ndërmjetësimin e BE-së.

Kjo do të jetë hera e parë që Kurti dhe Vuçiq do të takohen sërish brenda një dite në kuadër të bisedimeve në Bruksel.

Pak pas orës 10:30, Kurti dhe Vuçiç zhvilluan rundin e ri të bisedimeve, në prani të shefit të diplomacisë evropiane Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu po qëndron edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Ky është takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiqit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.

Të ngajshme

Këta janë asamblistët më të votuar në Lipjan

Erzana Fazliu

VV bën koalicion me partinë e Emilja Rexhepit në Prizren

Erzana Fazliu

“Vajza ka ik, ne e kemi larë gjakun deri në katin e katërt”, dëshmitari i ngjarjes në Prizren jep detaje shokuese

Erzana Fazliu