Telenews

BE-ja mirëpret emërimin e kryeprokurorit të shtetit

Bashkimi Evropian ka përshëndetur emërimin e kryeprokurorit të ri të shtetit, Zejnulla Gashi.

Në një reagim publik, Zyra e BE-së në Kosovë ka thënë se Gashi do të përballet me një mandat të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies.

“BE-ja në Kosovë mirëpret emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit pas më shumë se katër vitesh marrëveshjesh për detyrën e prokurorit.

Përpara zotit Gashi është zbatimi i një mandati të përqendruar në sigurimin e integritetit dhe llogaridhënies prokuroriale dhe luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar” thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së.

Pasi u dekretua dje nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Zejnulla Gashi sot mori zyrtarisht mandatin në krye të sistemit prokurorial të vendit.

Mandati i tij do të jetë 7-vjeçar.

Të ngajshme

Punëtori rrëzohet në një objekt në Lipjan, përfundon në QKUK

Yllka Gashi

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj