Telenews

Kurti e Hovenier shihen në një kafene në Prishtinë, shoqërohen nga bashkëshortet (FOTO)

Pas tensioneve të krijuara të mbrëmshme, sot, kryeministri Albin Kurti është parë në një kafene, bashkë me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Kryeministri Kurti qe i shoqëruar nga gruaja dhe vajza e tij, e po ashtu edhe ambasadori Hovenier shoqërohet nga gruaja, përcjell Klankosova.tv.

Momentin e përbashkët të tyre mund ta shihni në fotografinë që ka publikuar telegrafi, anise nuk janë bërë të qarta motivet e këtij takimi, por që duken të mos jenë politike .

Kujtojmë që qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, mbrëmë shtyu zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë, pas kërkesës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Jeff Hovenier, që ky vendim të pezullohet për 30 ditë.

 

Të ngajshme

Përplasje pas ndeshjes Rilindja–Arbëria, klubet japin versione të ndryshme

Yllka Gashi

Daut Haradinaj kërcënohet nga ushtarë rusë e serbë, ish-komandanti i UÇK’së: Këta për mu janë zagarë!

Yllka Gashi

Negroci në pritje të Jakup Krasniqit: Mesazhi që u vendos në hyrje të fshatit

Yllka Gashi