Telenews

Kurti e pret me lule Dua Lipën: Është koha t’i themi faleminderit për promovimin që i bëri Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e priti në kryeministri, yllin botëror, Dua Lipën, të cilën e cilësoi si “vajza jonë e artë”.

Ai tha se Kosova shkëlqen ndryshe me festivalin “Sunny Hill”, i cili sipas tij, u mbajt aty ku e ka vendin, në Prishtinë.

“Vendi ynë po shënon një nga vitet më të suksesshme kulturore në historinë e tij. Duan e falënderova për përfaqësimin e bukur e dinjitoz dhe promovimin e vlerave të Kosovës kudo në botë. Zëri, muzika e kënga e saj, na kanë bërë shumë më të njohur dhe mirënjohur anembanë. Kontributi që ajo jep për Kosovën është i pamatshëm”, shkroi Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tha se “Sunny Hill” i shton shije jetës kulturore të Kosovës, teksa shtoi se pas katër ditëve të këtij koncerti është koha t’i thuhet faleminderit Dua Lipës dhe ekipës për provomin që i bënë Kosovës.

“Sunny Hill është edhe dobi për ekonominë lokale, ndërsa sivjet edhe mbështetje ndaj angazhimeve shtetërore për liberalizimin e merituar të vizave për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se dy ditë më parë, presidentja e vendit, Vjosa Osmani, Dua Lipës i ndau titull “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, pasi sipas saj, Lipa vazhdon ta nderojë Kosovën në çdo hap e paraqitje.

Të ngajshme

A janë rritur apo rënë? Çmimet e sotme të naftës, benzinës dhe gasit në Kosovë

Valjeta Turkaj

Haxhiu: Bordi i Paqes më 27 prill në kuvend

Valjeta Turkaj

Rriten çmimet e naftës pas sekuestrimit të anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Valjeta Turkaj