Telenews

Kurti e quan Radojiçiqin “Prigozhin të Vogël” që mbrohet nga Serbia

Kryeministri Albin Kurti e quajti “Prigozhin i Vogël”, Milan Radojiçiq, për të cilin tha se mbrohet nga Serbia.

Këtë koment Kurti e dha në A2 CNN, duke thënë se Radojiçiq e Veselinoviq i përkasin strukturës paramilitare serbe.

Veselinoviq, Radojiçiq të gjithë këta i përkasin një strukture paramilitare në Serbi të cilët kanë prona të mëdha kanë pasuri marramendëse dhe të cilët i organizojnë elementet kriminale për ta destabilizuar Kosovën”, tha Kurti, transmeton Express.

“Serbia në Ballkan sillet si Rusi e Vogël që e ka edhe Putinin e Vogël, por e ka edhe Prigozhinin e vogël që është Milan Radojiciq, por për dallim nga Prigozhini – ky i Serbisë është i lirë dhe mbrohet nga pushteti dhe merr pjesë në fushatë zgjedhore për partinë e presidentit të Serbisë”, u shpreh Kurti.

source

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 18 qershor

Rrezarta Ramaj

Policia zbarkon te Palucajt në Prizren, sekuestrohen gjëra të kundërligjshme dhe arrestohet të paktën një person

KushtrimGuraj

Komplekset Afaristo Banesore të Al Trade që bashkojnë standardin dhe komoditetin

Blearta