Telenews

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se drejtuesi i trotinetit po lëvizte në kahen e kundërt të drejtimit të lëvizjes, në shiritin e djathtë të rrugës.

Dyshohet se, me të arritur pranë një lokali në qytet, ai ka goditur një këmbësor që po kalonte nga trotuari në rrugë.

Pas aksidentit, të përfshirët fillimisht janë paraqitur në Stacionin Policor të Trafikut, ndërsa më pas, për shkak të lëndimeve, janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Sipas informacioneve të siguruara, drejtuesi i trotinetit ka pësuar lëndime të lehta dhe pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali.

Ndërkaq, këmbësori, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejmë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar monitorimin e gjendjes shëndetësore të të lënduarit para marrjes së vendimeve të mëtejshme procedurale.

Rasti është referuar në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe mbetet nën hetime.

Të ngajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident në Gjakovë, vozitësi dërgohet në mbajtje

Yllka Gashi

Aksident fatal në Shijak, vetura përplas për vdekje 32-vjeçarin – shoferi në arrati

Yllka Gashi

Përplasje e tmerrshme në Gjermani, vetura copëtohet në disa pjesë – vdes 29-vjeçari

Yllka Gashi