Telenews

Kurti e Sveçla në veri, homazhe ku u vra Enver Zymberi dhe vizitë te baza në Zubin Potok

Në 23-vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë nderuar kujtimin e pjesëtarit të forcave speciale të Policisë së Kosovës, të rënë në krye të detyrës, heroin Enver Zymberi.

Përmes një video të postuar në llogarinë e Kurtit në Facebook, shihen se si bashkë me Ministrin Sveçla vendosën lule në vendin e rënies së tij, në rrugën nacionale që lidhë Mitrovicën me Zubin Potokun, në afërsi të fshatit Zubç.

Po ashtu, Kurti e Sveçla vizituan edhe bazën e re të Policisë së Kosovës në Jasenovik të Zubin Potokut, si dhe kampin Belvedere në Mitrovicë.

Kujtojmë se Kurti, në rastin e 23 vjetorit të formimit të Policisë së Kosovës ka shprehur lavdata të mëdha për institucion.

Kështu, kreu i ekzekutivit kosovar gjatë fjalimit të tij ka thënë se formimi i Policisë përkon me çlirimin.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 22 shtator

Rrezarta Ramaj

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi