Telenews

Kurti falënderon qytetarët pas zgjedhjeve: Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në zgjedhjet e fundit, duke theksuar se gjatë dhjetë ditëve të fushatës janë mbajtur mijëra aktivitete, tubime dhe takime në të gjithë territorin e Kosovës.

Përmes një postimi, Kurti u shpreh mirënjohës ndaj qytetarëve që, sipas tij, i pritën krahëhapur dhe ndanë përvojat, shqetësimet dhe nevojat e tyre për zhvillimin e mëtejshëm të vendit.

“Ndonëse numërimi i votave ende nuk është përfunduar, unë falënderoj secilin votues, në Kosovë e mërgatë, që përmes zgjedhjeve demokratike doli për të votuar dhe shprehu vullnetin e tij përmes votës”, ka deklaruar Kurti.

Ai theksoi se puna do të vazhdojë edhe më tej në shërbim të qytetarëve, duke përsëritur moton e Lëvizjes Vetëvendosje: “Vazhdojmë të punojmë, krejt për shtetin, sepse pa dyshim kemi shtet për krejt.”

Në fund, Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen dhe pjesëmarrjen në procesin zgjedhor.

Të ngajshme

Prokurori i shtetit: 15 të ndaluar dhe dy kërkesa për paraburgim brenda 24-orëve të fundit

Rrezarta Ramaj

Policia e Prishtinës në javën e kaluar sekuestroi 7 armë dhe realizoi 170 urdhëresa gjyqësore

Rrezarta Ramaj

A votuan Thaçi dhe të tjerët në Hagë? – Gjykata Speciale jep detaje

Rrezarta Ramaj