Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, theksoi synimin dhe nevojën e vendit për rritjen e kapaciteteve dhe diversifikimin e energjisë elektrike, me vëmendje të veçantë te burimet e ripërtëritshme. Ai ftoi edhe për më shumë investime për energji të ripërtëritshme, me fokus të veçantë në atë diellore, të erës dhe ujit, si dhe në sektorin e minierave dhe mineraleve.
Kryeministri shtroi kërkesën dhe nevojën për të avancuar bashkëpunimin me zonën ekonomike EFTA duke kaluar nga Deklarata e Përbashkët në Marrëveshje Tregtare. Kjo kërkesë u mirëprit nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, z. Vestre, i cili shprehu gatishmërinë e palës norvegjeze për të filluar negociatat dhe për të përfunduar me marrëveshje sa më shpejtë.
Ministri Vestre tha se reformat e nisura nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë mbresëlënëse. Ai shprehu interesimin për të shtuar partneritetin mes dy vendeve, duke identifikuar fusha të reja të rritjes së bashkëpunimit dhe mundësinë e vizitës së një delegacioni me kompani norvegjeze në Kosovë
Në takim morën pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, Zëvendësministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Edona Maloku Bërdyna dhe Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi.